FIER
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar.
Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në Hamil, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga në dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Informacion paraprak Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga. (BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident fier