Hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe u përfshi në aksident, e pëson keq shoferi në Tiranë

Një aksident është regjistruar sot në Tiranë, ku një automjet pasi ka hyrë në semafor me te kuqe.Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti ndodhi në rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. M.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe në përfundim kanë vendosur masën administrative 21.000 lekë të rinj, për shtetasin E. B., për shkelje të nenit 144/3 të Kodit Rrugor “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident Tirane