Tiranë/ Makina në lëvizje merr flakë, digjet plotësisht

Një makinë, që ka qenë në lëvizje ka shpërthyer në flakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Azem Meshi”.

“Me datë 29.12.2021, rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M”, njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel