Për festa në familje/ Trafik i rënduar në Vlorë, forca të shtuara policie në terren

Ditët e fundit të dhjetorit kanë shënuar dhe numrin më të madh të automjeteve në qytetin e Vlorës.

Thuajse të gjitha rrugët janë të mbingarkuara nga automjetet që lëvizin në qytet. Janë emigrantët që shënojnë një numër më të lartë, krahasuar me një vit më parë, të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve me familjaret e tyre në qytetin e Vlorës.

Policia ka shtuar masat, duke u pozicionuar në pikat kryesore ku dhe rëndohet trafiku, në Traballkanike, ne Lungomare dhe në bulevardin Vlorë-Skelë. Burime nga policia e Vlorës njoftojnë se në natën e ndërrimit të viteve nuk do jenë vetëm policët  e qarkullimit, por edhe agjentët e policisë, me qëllim monitorimin e plotë të situatës dhe shmangien e incidenteve.

Top Channel