Motoçikleta përfundon në kanal në Lushnje, ndërron jetë drejtuesi 63-vjeçar, dyshohet se…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjazë Lushnje.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se një motoçikletë ka humbur drejtimin e ka rënë në kanal, e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 63-vjeçar, Asqeri Senka.

Sipas policisë, burri dyshohet se ka pësuar infarkt, megjithatë, janë duke u kryer ende hetimet që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 63vjecari aksident i moshuari