Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në një komunikim në Kryesinë e Kuvendit u shpreh bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës është shtrirë në nivele të rëndësishme.
Balla bëri me dije se është takuar me grupin parlamentar të Kosovës, ku në fokus ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.
‘Jemi takuar me dy prej grupeve parlamentare ky është grupi i tretë. Kemi pasur bashkëpunime prej shumë vitesh me Besnikun. Ky takim ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Grupi Parlamentari i PS, Shqipëria mbështet tërësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe çështja e linjës hekurudhore me Prishtinës dhe Durrësit është shumë me rëndësi dhe jemi në fazën që po bëhet studimi i fizibilitetit”, tha Balla.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kosove NATO Taulant Balla