EMRI/ U gjetën nga banorët e zonës në Kurbin, eshtrat mendohet se i përkasin një 16-vjeçari të zhdukur para 6 vitesh. Dyshohet se djali u rrëmbye dhe…

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me eshtrat e njeriut të gjetura dje në afërsi të Kurbinit. Eshtrat u gjetën nga banorët e zonës së Fushë-Kuqes, të cilët njoftuan të alarmuar policinë.

BalkanWeb mëson se ka dyshime se eshtrat dhe kafka i përkasin 16-vjeçari M. Gjonaj të zhdukur para 6 vitesh në këtë zonë. Ka dyshime se i riu mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë pasi mbante me vete sende me vlerë marramendëse.

Do të jetë analiza e ADN-së ajo që do të verifikojë nëse bëhet fjalë për këtë shtetas apo jo. Prokuroria e Kurbinit aktualisht vijon hetimet. Eshtrat dhe kafka e gjetur, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime shkencore.

Në dukje, eshtrat janë të hershme dhe moshë e re, por pritet që ekzaminimet të zbulojnë më tepër detaje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: eshtrat Kurbin