KQZ miraton vendimin/ Pandeli Majko hyn në parlament pas largimit të Alqi Bllakos

KQZ ka miratuar vendimin duke i dhënë mandatin e deputetit të PS Pandeli Majkos, i cili ngeli jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 prillit. Pas dorëheqjes nga Alqi Bllako, i arrestuar nga SPAK, Majko do të jetë në Kuvend për 3 vitet e ardhshme.

Ai u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që në një vit t’i mungojë Parlamentit. Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi të verifikojë formularin, do të përcjellë shkresën në Kuvend, ku do të bëhet edhe betimi i Majkos.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: deputet mandati Pandeli Majko