Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Kanadanë hyn në fuqi më 1 gusht/ Rama: Super lajm, ja përfitimet për qytetarët

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes me Kanadanë për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Rama shprehet se tashmë kjo marrëveshje e cila hyn në fuqi më 1 gusht, u jep të të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

Statusi:

“SUPERLAJM

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Kanada