Një ditë më parë kishte qenë ambulanca/ Gjendet e pajetë gruaja në Vlorë, dëshmitari: Jetonte vetëm

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë u regjistrua në Vlorë,.

Një grua rreth 60-vjeç u gjet e pajetë në lagjen ‘1Maji’ të këtij qyteti.

Gruaja është gjetur pa shenje jetë brenda një lokali.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’ se një ditë më parë ambulanca ka qenë e pranishme për kontroll pasi viktima ka qenë e sëmurë.

“Kishte kohë që rrinte këtu, jetonte vetëm. Ka qenë me diabet e sëmurë, me çdo gjë.”, tregon një qytetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Vlore