‘Organizime në terren’, Xhixho: Qeveria Rama merr pseudomasa për qytetarët dhe harxhon miliona euro për inceneratorët

Deputetja, Erisa Xhixho është takuar me drejtues kryesorë të LSI-së, në Sauk.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Xhixho shprehet se prioritet ishin vështirësitë  e qytetarëve , për shkak të keqqeverisjes së vendit.

Statusi:

Sot në Sauk me drejtuesit kryesorë të LSI-së, ku folëm për intensifikimin e organizimit tonë në terren, por dhe për shqetësimet që qytetarët hasin çdo ditë nga keqqeverisja e vendit.

Nuk kemi mundësi të përballojmë çmimet e larta të ushqimeve! Çmimin e naftës dhe koston e jetesës! Transporti publik për banorët e Saukut mbetet shqetësim kryesor, jo vetëm për vonesën, pasi u duhet të presin mbi 1 orë, por dhe orari i kufizuar në darkë që e bën pamundur këtë shërbim për gratë, vajzat dhe ata që punojnë turn i dytë.

Qeveria Rama harxhon miliona euro për pagesat e inceneratorëve dhe merr pseudomasa për qytetarët, totalisht të pamjaftueshme për të përballuar çmimet e larta.

Ndalo pagesat për inceneratorët, ndihmo shtresat në nevojë dhe grupet vulnerabël në këtë krizë që do të vijë veçse duke u thelluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: erisa xhixho lsi