Tre shqiptarë dhe një shtetas grek kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga policia greke në zonat, Zografi e Vuliagmeni në Athinë.
Mësohet se janë kryer kontrolle në tre banesa. Ndërkohë janë sekuestruar 10 kg 399 gram kokainë,
Janë sekuestruar 10 kg 399 gram kokaine, 62 gram kokainë në gjendje të lëngshme, 900 gram marijuanë, 2 pistoleta, 13 fishekë, 625 euro, 60.000 lek shqiptare, 5 peshore, 8 celulare dhe 2 automjete.
Bëhet me dije se të arrestuarit shqiptarë ishin të moshës 36, 46, 48 vjeç , ndërsa shtetasi grek i moshës 45-vjeç.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: . Athine Droge