“Vuçiç përballë zgjedhjes së detyruar”/ Ish-ambasadori: Skenari perëndimor është dobësimi i Putin! Asnjë vendim ndërkombëtar nuk do të merret pa vendosur Ukraina e para

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ ne ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanço foli për situatën në Ukrainë, duke u ndalur më gjerësisht tek bisedimet e paqes si edhe lufta ekonomike kundër Putin.

Nesho tha se Perëndimi po vepron me shumë kujdes, duke shmangur përshkallëzimin e një lufte bërthamore.

“Ne kemi një konfrontim mes lindjes dhe perëndimit. Ajo që e bën më të rrezikshme është çështja e sjelljes në atë ardhmen e Rusisë. Në rastin e Rusisë kemi në pushtet personal Putin dhe Lufta Botërore varet nga përgjegjësia e akteve të tij. Ajo që e bën më të afërt një luftë bërthamore është se Rusia ka atakuar një vend tjetër pas asnjë pretekst  dhe në këtë kuptim rreziku qëndron dhe gjithë veprimi i Perëndimit është me kujdes për të mos shkaktuar hapjen e luftë që mund të përshkallëzohet me një luftë bërthamore, por nga ana tjetër tregon se Ukraina duhet të mbrohet”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio, Nesho gjithashtu u shpreh se Rusia gjithmonë e më shumë ka një pushtet personal dhe është kthyer në një diktaturë.

I ndalur tek qëndrimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Nesho tha se shumë shpejt do t’i duhet  të zgjedhë se ku duhet të qëndrojë

Vuçiç përballë zgjedhjes së detyruar?

Nesho: Pozicioni i Vuçiç është në radhë të parë nacionalist dhe nga ana tjetër është filozofia e Titos, për një veprim i paangazhuar që të jetë si ai njeriu që mjel në shumë vende. Në këtë kuptim kërkon të riktheje lëvizjen e paangazhuar. Nacionalizmi rus konkurron nacionalizmin serb është shumë i fuqishëm. Por ai nuk do ta lërë Rusinë. Kujtojmë se nga tre telegramet e urimi ishte Putin i pari…ishte zoti Rama dhe Zajev nga Emiratet e Bashkuara. Por besoj që do të jetë përballa një zgjedhje të shpejtë në këtë situatë që ka ardhur Europa”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Takim ballë përballë Putin Zelensky?

Nesho: Ka faktorë të tjerë që kërkojnë një marrëveshje. Një marrëveshje e tillë është e nevojshme dhe të gjitha faktorët e tjerë do çojnë në realizime. Nuk mund të ketë luftë të përjetshme. Shanset janë 30-40 % , do shkojmë drejt kësaj marrëveshje, por tani janë dy segmente që influencojnë arritjen e marrëveshjes, janë perëndimi dhe SHBA që kërkojnë që të dy fuqitë kur të ulen për marrëveshje të mos kenë disavantazhe. Ka shumë analistë që shprehet se mos ka ardhur nevoja për të pasur një emërues të përbashkët i atyre veprimeve që janë të pranueshme. Rusët pretendojnë që Ukraina dhe regjimi ukrainas është regjim që po rilind ndjenjat nazist. Ata mendojnë që lufta përfundon në 9 maj, por nuk shkon drejt përfundimit. Ata ishin të papërgatitur për reagimin e Ukrainës. Mënyra e reagimit të Ukrainës sa do ta ndihmojë perëndimi në një konfrontim në Donbas, tashmë. Gjërat janë të paparashikuara…Perëndimi dhe SHBA kanë vënë një divizë që asnjë vendim ndërkombëtar nuk do të merret pa vendosur Ukraina e para…

Një luftë ekonomike për të dobësuar Putin?

Nesho: Kjo do të vazhdojë. Skenari perëndimor është që Putini duhet të dobësohet,. Perëndimi ka një detyrim për të mbrojtur rendin e tij ndërkombëtar dhe për të mos lejuar të tjerat që të vijojnë rrugën e Putin.

Arritja e paqes?

Nesho: Kjo do arrihet, por do varet nga shumë faktorë dhe do të vijë pas një marrëveshje. Marrëveshja ka 6 pika kryesore që janë të realizueshme.

Me tej Nesho u shpreh se lidhur me luftën në Ukrainë, Perëndimi pati një unitet të jashtëzakonshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: agim nesho Aleksandër Vuçiç rusi serbi Ukraine