Rama për Presidentin e ri: Kemi nisur një proces për të hapur një kanal komunikimi me anën tjetër copa dhe çika, por i kemi votat për ta zgjedhur vetë

TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha se për herë të parë PS i ka votat për të zgjedhur vetë Presidentin e Republikës. I pyetur për këtë çështje pas mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama tha se ka nisur një proces për të hapur kanale komunikimi me forca e grupe të anës tjetër që është copa dhe çika, por se për zgjedhjen e Presidentit PS nuk varet nga votat e të tjerëve.

“Ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga PS për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe, individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, e cila është një anë me copa dhe çika, por sidoqoftë këtë nuk e kemi zgjedhur ne, ne thjesht respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për të zgjedhur Presidentin dhe nuk varet nga votat e të tjerëve, kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president që të jetë një njeri normal”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Presidenti