Ulje e lehtë infektimesh, 1326 të prekur në 24 orë, asnjë humbje jete

Ulje e lehtë infektimesh është shënuar këtë të shtunë nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3149 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid 1326 qytetarë, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jetë në këto 24 orë.

Nga infektimet, 574 janë në Tiranë, 100 në Durrës, 61 në Vlorë, 60 në Shkodër, 49 në Berat, 48 në Fier, 43 në Lushnje, 36 në Sarandë, 34 në Lezhë, 27 në Krujë, 23 në Kamëz, 21 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Kurbin, Korçë, 17 në Kuçovë, 16 në Kavajë, 14 në Patos, nga 12 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, Dimal, nga 11 qytetarë në Dibër, Gramsh, 9 në Himarë, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, 7 në Shijak, nga 6 qytetarë në Tepelenë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, 3 në Tropojë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mat, Klos, Selenicë, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Belsh, Librazhd. Janë 9,270 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1326 Të shëruar në 24 orë 986 Të shtruar në spitale 32 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3149

Testime totale 1,882,278 Raste pozitive 295,243 Raste të shëruara 282,456 Raste Aktive 9,270 Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,406 Durrës 831 Fier 685 Vlorë 510 Shkodër 395 Berat 387 Elbasan 286 Gjirokastër 224 Lezhë 223 Korçë 165 Dibër 103 Kukës 55

Top Channel