Banorët e Bërxullës nuk i ndal shiu, protestojnë kundër Ministrisë dhe “Gener 2”

Edhe pse në një mot të vështirë, banorët e Bërxullit kanë dalë në protestë dhe këtë të diel, ndërkohë që automjetet e firmës që po ndërton rrugën Thumanë-Kashar po punonin

“Po punon dhe të dielën se ndërtimi është pa leje dhe duan të përparojnë sa më shpejt”, thotë qytetari.

“Disa shtëpi nuk i legalizon shteti se janë afër lumit, ndërsa firmën e lejon të bëjë rrugën mbi shtratin e lumit. Qeveria është lidhur me krimin”, shprehet një banore.

“Tokat tona janë tre minuta larg nga rruga e aeroportit. Atje 1000 euro metri, ne na jep vetëm 4400 lekë”, thotë një tjetër.

Banorët akuzojnë firmën e ndërtimit se me punimet e paligjshme që po kryen, ka bllokuar kolektorët e shkarkimit dhe disa toka janë përmbytur.

Banorët  e Bërxullit thonë se nuk do të lejojnë automjetet e firmës Gener 2 të futen në tokat e tyre për të vazhduar me punimet.

Top Channel