Uji “përpin” makinën në Bogë/ Zhduken babë e bir, shpëton vajza

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Malësinë e Madhe.

Përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës ka marrë përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin babë e bir. Në makinë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, aktualisht duket vetëm makina në ujë,  ndërsa vajza ka dalë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe grupet e FNSH-së me polumbarët.

Top Channel